Pershendetje nga une Nereida, besoj se shume prej jush me njohin, nese jo mjafton te futeni ne instagramin e Siren.al dhe aty do te prezantoheni me mua. Deshiroj tju flas pak per Siren.al, kete biznes online i cili per mua eshte shume me shume sesa thjesht nje biznes.Kam besuar gjithmone se idete me te mira lindin ne caste nevoje. E tille isha une, kur ne gjendjen aspak te mire te lekures sime, mes shume perpjekjesh te deshtuara per te shpetuar lekuren time nga aknet, kisha humbur besimin se mund te gjeja shpetim. Rastesisht sic shume here ndodh ne te perditshmet tone, nepermjet nje te njohure u prezantova per here te pare me produktet Koreane. Vendosa ti provoj si per ti dhene vetes dhe akneve te mia nje shanc te fundit. Ashtu skeptike sic isha ne ato momente i provova . Ishin te lehta ne lekure, perthitheshin nga lekura aq lehte pa u bere te besdishme dhe mbi te gjitha efekti qe po filloja te ndjeja qe ne perdorimet e para ishte me shume se cfare kisha pritur. Aknet e mia e ulen dozen e tyre te agresivitetit , lekura mori shkelqimin e humbur dhe ndryshimi kishte filluar. Isha optimiste. Nga ato momente me lindi deshira ti ofroja keto produkte dhe per vajzat e tjera, pse jo te krijonim nje komunitet per te ndare eksperienca dhe ide. Nga deshira ime e madhe u krijua Siren.al, me qellim per tu kujdesur dhe per ta trajtuar veten me gamen cilesore te produkteve koreane dhe u finalizia ne veren e vitit 2020 me hapjen e faqes se instagramit. Frymezuar nga rituali i bukurise se femrave ne Kore, lekuren e trajtuar dhe shkelqimin e shendetshem ne lekurat e tyre, Siren.al u ndertuar per te sjelle prane klienteles shqiptare, filozofine e trajtimit te lekures me perberes inovative qe e trajtojne lekuren butesisht. Tashme, Siren.al eshte nje blog sdqe sjell me prane jush risine e blerjeve online te markave me prestigjoze Koreane ne menyre komode, nga shtepite tuaja, vetem me nje klik. Jo vetem kaq, por ky website eshte i ndertuar per te sjelle prane jush informacionin e nevojshem rreth kujdesit vetjak, keshillat dhe metodat inovative koreane ne menyre qe secili prej lexuesve tane ti beje pjese ne menyre te thjeshte ne rutinen e tij. Firmat e perzgjedhura me kujdes prej nesh, jane ato qe cdo kujt do i duheshin ne rutinen personale. Qellimi jone kryesor eshte lekura e shendetshme dhe informimi i lexuesit tone ne menyre qe ai ta gjeje veten per te bere zgjedhjen e tij. Firmat e perzgjedhura jane ne top te klasifikimeve boterore dhe vijne si nje game inovative te formuluara me perberesit me cilesore natyrale, pa demfuar lekuren tuaj. Ju ftojme te beheni pjese dhe ta shijoni ne menyren me komode eksperiencen e blerjeve dhe informimit ndaj kujdesit vetjak , sebashku ne Siren.al