Përbërësit kryesorë:
• Acid Azelaik 10% → ndihmon në reduktimin e njollave të errëta, hiperpigmentimit, skuqjes dhe inflamacionit. Ka efekt antibakterial dhe anti-inflamator, duke qenë ideal për lëkurë akneike ose të ndjeshme.
• Acid Hialuronik → siguron hidratim të thellë, parandalon tharjen dhe ndihmon lëkurën të duket më elastike dhe e butë.
• Përbërës qetësues → ndihmojnë në uljen e irritimit dhe përmirësojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.
Si përdoret:
• Përdorni një pad pas pastrimit të fytyrës, duke e kaluar lehtë në fytyrë dhe qafë.
• Mund të përdoret çdo ditë, si hap i parë pas larjes së fytyrës (në vend të tonerit), ose si maskë lokale për zonat problematike.
• I përshtatshëm për rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Për kë është i përshtatshëm?
• Lëkurë me njolla dhe hiperpigmentim.
• Lëkurë të ndjeshme ose me skuqje.
• Lëkurë të prirur ndaj akneve.
• Lëkurë të thatë apo miks që ka nevojë për hidratim + qetësim.
Rezultati: Lëkurë më e pastër, më e qetë, më e hidratuar dhe me ton më të njëtrajtshëm.