The story ~
of siren.al
Siren.al është website blerjesh i fokusuar tek produktet e kujdesit ndaj lëkurës, nga markat më të njohura koreane dhe jo vetëm.
Fillimi
Filluam me ~ kujdesin e lëkurës ~ për fytyrën dhe trupin. Që atëherë, ne kemi shtuar kremra kundër diellit, kujdes për flokët dhe linja të kujdesit për trupin dhe aksesorë.


Since 2019
for Generations
to Come
The story ~
Përshëndetje nga unë Nereida, besoj se shumë prej jush më njohin, nëse jo mjafton të futeni në instagramin e Siren.al dhe aty do të prezantoheni me mua.
Dëshiroj tju flas pak per Siren.al, këtë biznes online i cili për mua është shumë më shume sesa thjesht një biznes.Kam besuar gjithmonë se idetë më të mira lindin në çaste nevoje.
E tillë isha unë, kur në gjendjen aspak të mirë të lëkurës sime, mes shumë përpjekjesh të dështuara për të shpëtuar lëkuren time nga aknet, kisha humbur besimin se mund të gjeja shpëtim.
Rastësisht siç shumë herë ndodh në të përditshmet tonë, nëpërmjet një të njohure u prezantova për herë të pare me produktet Koreane.
Vendosa ti provoj si për ti dhënë vetes dhe akneve te mia një shanc të fundit. Ashtu skeptike sic isha në ato momente i provova .
Ishin të lehta në lëkure, përthitheshin nga lekura aq lehtë pa u bërë të besdishme dhe mbi të gjitha efekti që po filloja të ndjeja që në përdorimet e para ishte më shumë se cfare kisha pritur.
Aknet e mia e ulën dozën e tyre të agresivitetit , lëkura mori shkëlqimin e humbur dhe ndryshimi kishte filluar
Our slogan is ~ Së bashku në Siren.al ~.
