Pse është e rëndësishme të personalizojmë kujdesin për flokët?

Kujdesi i flokëve nuk është universal. Secila fibre floku ka karakteristikat dhe nevojat e veta – nga balanca e proteinave te niveli i hidratimit dhe reagimi ndaj produkteve. Ajo që funksionon për dikë tjetër, ose edhe për veten tënde disa muaj më parë, mund të mos japë më rezultat sot.

Kjo është arsyeja pse personalizimi është çelësi i flokëve të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Çfarë ndikon realisht në gjendjen e flokëve?

Shumë faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e fijes së flokut:

  • ushqimi dhe hidratimi i përgjithshëm i trupit
  • ndryshimet hormonale
  • stresi dhe ritmi i ditës
  • fortësia dhe përbërja e ujit
  • lagështia dhe temperaturat
  • trajtimet kimike (bojë, balayage, dekolorim)
  • stilimi i shpeshtë me nxehtësi

Të gjitha këto ndikojnë në mënyra të ndryshme te kutikula (shtresa mbrojtëse e flokut), duke ndryshuar mënyrën se si fijen e flokut reagojnë ndaj çdo produkti.

Kur floku humbet balancën?

Në një gjendje të shëndetshme, floku ka:

  • një shtresë të hollë vajore natyrale që ruan lagështinë
  • kutikula të mbyllura që mbrojnë proteinat e brendshme

Por gjatë larjes, kutikulat hapen dhe floku bëhet më i brishtë. Te flokët e trajtuar kimikisht, kjo dobësi është edhe më e theksuar, duke sjellë:

  • majat e dëmtuara
  • tharje
  • elektricitet statik
  • rënie të elasticitetit
  • mungesë shkëlqimi

Nëse rutina jote nuk po funksionon më, arsyeja mund të jetë e thjeshtë: floku yt ka ndryshuar – por produktet jo.

Pse personalizimi është i domosdoshëm?

Çdo flok ka raportin e vet ideal mes:

  • Hidratimit – Që jep elasticitet, butësi dhe lëvizshmëri.
  • Proteinave – Që rikonstruktojnë fijen dhe e bëjnë më të fortë.
  • Mbrojtjes – Që mban brenda lagështinë dhe i jep shkëlqim.

Vetëm duke kombinuar këto tre elementë sipas nevojës aktuale të flokëve, mund të krijojmë një rutinë që funksionon realisht.

Zbuloni gamën e gjerë të brandit Brave new hair dhe zgjidhni produktin që ju nevojitet

tags:
What do you think?

Të tjera ~

Te ngjashem